Rreth nesh

Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit veprimtarinë publike e kryen:

  • Në interes të komunitetit brenda kufirit administrativ të Bashkisë Tiranë e më tej.
  • Për menaxhimin, drejtimin dhe ndjekjen me përgjegjësi të të gjitha detyrave që kanë të bëjnë me administrimin e mirëmbajtjen e rrugëve, kualifikimin dhe rikualifikimin e mjediseve të përbashketa në komunitet.
  • Në modernizimin e sistemit të ndriçimit publik dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sinjalistikës rrugore.
  • Në monitorimin, administrimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të ujëmbledhësve, në mirëmbajtjen e sistemit vaditës e kullues, në rritjen e parametrave në infrastrukturën rrugore ne zonat rurale, duke u mbështetur në burimet financiare të miratuara nga Bashkia Tiranë.