Shpallje për vende të lira pune

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995

“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit Nr.3097/2, datë 21.01.2019 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit, njësi në varësi të Bashkisë së Tiranës” , Drejtoria e Përgjithshme Nr 2 e Punëtorëve të Qytetit, shpall vendet e lira të punës për fillimin e procedurave të punësimit si me poshte:

1. Specialistë (profili inxhinierik ,(ndertim, mekanike, elektrik)
2. Shofer

3. Punëtorë per mirëmbajtje rrugësh

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1) Të jetë shtetas shqiptar;

2) Të kenë diplomë në arsimin e lartë, sipas profilit të kërkuar;
3) Të kenë të kryer arsimin e mesëm (për profilin);
4) Kandidatët për shoferë të kenë leje drejtimi automjeti (makineri të rënda );

5) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të veprua;r
6) Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1) Kërkesë për aplikim;
2) Jetëshkrim;
3) Fotokopje e Kartës së Identitetit;
4) Çertifikatë e përbërjes familjare;
5) Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar (per specialistet)

6) Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme

7) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
8) Fotokopje e librezës së punës.
9 Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
10) Raport mjeko-ligjor;
11) Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore;
12) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën:

Rruga 5 Maji Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit, Tiranë, ose pranë Sektorit të Administratës në DPN2PQ deri në datën 28.01.2020.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për punën.
DALJA E REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Përgjithshme Nr 2 e Punëtorëve të Qytetit , Tiranë do të shpallë rezultatet duke i kontaktuar me telefon.

Copyright © Krijimi dhe mirëmbajtja e këtij website mundësohet nga DPTIIDH