Misioni

Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit, ka për mision kryesor administrimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e  sistemit të rrugëve kryesore dhe jo kryesore, trotuarëve dhe bordurave kufizuese, sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha (ujërave të shiut), sistemin e pusetave të ndryshme në rrugë e trotuare, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e sistemeve të ndriçimit publik, modernizimin e rrjetit të sinjalistikes rrugore, administrimin dhe mirëmbajtjen e ujëmbledhësve në përdorim, kanaleve vaditëse e kulluese dhe rrugëve rurale.