Emergjenca

1. Pastrim dhe zhbllokim rruge, aksi Surrel – Farkë​

Disiplinimi i ujërave sipërfaqësor në të gjithë gjatësinë e rrugës duke shmangur përmbytjen e saj.

Farke 1
2. Njësia Administrative Nr 11 – Rruga “Besnik Hidri” , Bregu i Lumit

Pastrim dhe zhbllokim kolektori në bashkëpunim me Zjarrfikësen dhe UKT (Ujësjellës Kanalizime Tiranë) duke shmangur përmbytjen e të paktën 10 (dhjetë) banesave.

3. Njësia Administrative Nr 5 – Rruga “David Selenica”, Selitë e Vogël
  • Shëmbje muri për shmangien e bllokimit të rrugës dhe dëmtimin e banesave përrreth.
  • Largim mbeturinash inerte të dala nga shembja 20 metër ᴈ.
4. Njësia Administrative Dajt – Fshati Surrel

Ndërtim muri mbajtës me gabion, për shmangien e rrëshkitjes së rrugës dhe bllokimit të saj (në objekt vazhdon puna).

Shembja e rrugës është e një gjatësie prej 37 metër linear me një lartësi jo më të vogël se 4 metra, janë larguar, deri më tani, 35 metër ᴈ matëriale për hapje bazamenti dhe po vazhdon puna me gabionët.

5. Njësia Administrative ShënGjergj – Fshati ShënMari

Mbushje bazamenti ure me gurë e matëriale inerte, për shmangien e dëmtimit të urës dhe izolimin e fshatrave që lidh kjo urë (në objekt vazhdon puna).

Ka një shembje në të dy krahët lidhës të urës, do të bëhet mbushja me gurë me një sasi 30-35 metër ᴈ.

6. Njësia Administrative Farkë – Rruga “Peti”

Mbushje bazamenti rruge me gurë dhe matëriale inerte, për parandalimin e bllokimit të rrugës (në objekt vazhdon puna).

Rrëshkitja është në një gjatësi prej 14 metra linear. Është bërë largimi i mbeturinave në një sasi 22 metër ᴈ, dhe po vazhdon mbushja me gurë dhe matëriale inerte.

7. Njësia Administrative Dajt – Fshati Lana Bregas

Largim matëriali (shtuf) si rezultat i kodrës shtufore, duke rrezikuar banesat dhe izolimin e tyre (në objekt puna do të vazhdoj).

Kemi një rrëshkitje masive të kodrës shtufore rreth 80-85 metër ᴈ, sasi e cila duhet të largohet.

Problem ngelet rreziku për rrëshkitje të mëtejshme të kësaj kodre, gjë e cila kërkon një studim gjeologjik të zonës në fjalë.

8. Njësia Administrative Kashar – Rruga “Kamber Daja”, Lagjia e Hykave

Rrëshkitje masive dheu si rrezultat i rrëshkitje së kodrës.

Në bashkëpunim me mjetet e Ushtrisë është ndërhyrë për hapjen e sipërfaqes përreth banesave, por rrëshkitja ka vazhduar dhe në këto rreshjet e fundit. Për shkak të specifikës që ka terreni dhe rrezikshmërisë që paraqet ai, kjo ndërhyrje kërkon kohë më të gjatë dhe të specializuar.

9. Njësia Administrative Dajt – Rruga “Gropa e Shtufit” (Dy luanët)

Dëmtim dhe shëmbje murri mbajtës, bazament betoni, shëmbje e trotuarit (rrezik për bllokimin e rrugës).

Kemi një rrëshkitje rreth 12 metër linear, si dhe një rrezikshmëri të mëtejshme të rrugës dhe bllokimin e saj. Është komunikuar me Drejtorinë e Investimeve Publike në Bashkinë Tiranë, që nëpërmjet nënkotraktraktorit i cili ka kryer punimet në këtë rrugë, të merren masa për eliminimin e këtij defekti.

10. Aksidente për shkak të motit të keq në dy kryqëzime:

Kryqëzimi i Pallatit me Shigjeta (nuk disponojmë foto nga vend-ngjarja)

Kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë

11. Vendosja e sinjalistikës rrugore (provizore) për shkak të rrëshkitjes së tokës në akset e dëmtuara për shkak të rreshjeve:
12. Gadishmëri për rrjetin semaforik dhe elektrik, në të cilat ndodhin probleme për shkak të rrjetit të amortizuar.

13. Gadishmëri për riparimin e sinjalistikës vertikale, të dëmtuar për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Drejtoria e Përgjithshme Nr 2 e Qytetit ka qenë prezente në terren, për përballimin e emergjencave me të gjithë kapacitetet e saj, si në personelin drejtues, inxhinjerët teknik, puntori dhe mjete të rënda. Në terren kanë asistuar:

Fuqi puntore 250 persona
Mjete:
Kamion të tonazheve të ndryshëm , 10 (dhjetë).
Fadroma të tipeve të ndryshëm, 5 (pesë).
Autokulla për difekte elektrike, 4 (katër).

Copyright © Krijimi dhe mirëmbajtja e këtij website mundësohet nga DPTIIDH